Forumit të Energjisë MEF 2021 do të mbahet nga 12-14 shtator 2021

Edicioni i katërt i ngjarjes më të madhe energjetike në vend, i Forumit të Energjisë MEF 2021, sivjet në Shkup do të mbahet nga 12-14 shtator 2021, njoftojnë nga Instituti ZIP. Forumi tradicionalisht për të katërtin vit me radhë, organizohet nga Instituti ZIP, Ambasada e SHBA-së në vend dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Edicioni i katërt i Forumit të Energjisë MEF 2021: Rrugët e Ballkanit Perëndimor drejt tranzicionit të energjisë. Kjo ngjarje historike që rezulton nga partneriteti i vendosur trepalësh që nga viti 2018 midis Institutit ZIP, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së SHBA-ve në vend, kërkon të mbledhë edhe një herë politikëbërësit, udhëheqësit e ndërmarrjeve energjetike dhe ekspertët e fushës nga e gjithë bota për të diskutuar zgjidhje praktike për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe hap rrugën për partneritete të prekshme në terren.
Forumi energjetik kësaj rradhe do të organizohet në Shkup nga data 12 – 14 Shtator 2021.”, thuhet në Kumtesën e Institutit ZIP.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *