Shilegov pas nominimit për kryetar të Bashkisë së Shkupit: Shkupi meriton më të mirën

Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov falënderoi Këshillin Drejtues të LSDM-së që në mbledhjen e djeshme u vërtetua kandidatura e tij edhe për një mandat në Bashkinë e Shkupit.

“Falënderoj partinë time për besimin dhe mbështetjen. Shkupi meriton më të mirën, ndërsa ne vazhdojmë bashkërisht në fitore të reja”, u shpreh Shilegov.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbledhjes bëri të ditur 30 kandidatët për kryetarë komunash që LSDM do t’i mbështesë. Ai shtoi se në bazë të anketave kanë përzgjedhur më të mirët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *