COVID19/ Shënohen 21 raste të reja, asnjë viktimë, 7 të shëruar

Autoritetet e Shëndtëssë në ved njoftonë se procesi i imunizimit po zhvillohen pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinmitndërsa interesi i qytetarëve për tu vaksinuar  dita ditës po rritet. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 raste të reja me covid 19, 7 të shëruar dhe asjë viktime.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në pikat e vaksinimit në vend deri në fund të ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 428.081 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 6.413 qytetarë, kurse gjatë ditës janë vaksinuar gjithsej 9.335 qytetarë. Në nivel vendi gjithësej  janë aplikuar 676.620 doza të vaksinës, ndërsa 248.539 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Duke ju referuar shifrave të fundit 56% e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 53%  me mbi 65-vjeç dhe 49% mbi 60-vjeç. Ndërkohe, në teren është duke u zhvilluar edhe vaksinimi i qytetarëve pa termine.

Me dozën e parë dhe pa termin të caktuar po vaksinohen personat e rritur që dëshirojnë të vaksinohen, në pikat e shtëpive të shëndetit në shtet. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e tërë shtetit, me rotacion të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vend rural, lagje, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe pse autoritet e shëndetësisë njoftojnnë se situata e shkaktuar me pandeminë e covid 19 është stabile, në vazhdimësi apelohet tek qytetarët për vaksinim.  Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, prioritet duhet të jetë procesi i vaksinimit për të tejkaluar situatën e jo të jetohet me restriksione. Ndërkaq, javën e kaluar në vend arritën 100 mijë doza të vaksinave  “AstraZeneca” donacion ky nga Greqia.  /KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *