Pa restrikcione dhe masa të reja, prioritet vaksinimi

Të vaksinohet numër sa më i popullsisë që të fitojmë imunitet kolektiv, të mbrohemi nga llojet e tjera të Kovidit dhe të parandalojmë valë të re. Kjo është tani prioritet kyç, porosit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vaksinimi në teren i cili filloi dje, vazhdon edhe sot në mbi 90 vendbanime.

Situata për momentin është e qetë dhe numrat janë inkurajues. Sipas bilancit të fundit, ka pesë raste të reja, gjashtë pacientë të shëruar dhe asnjë i vdekur.

Siç tha Filipçe, sipas gjitha gjasave do të ketë edhe lloje të tjera, por me restrikcione nuk mund të jetojmë. Për këtë imunizimi është shumë i rëndësishëm.

“Situata epidemiologjike është e qetë, por theksi duhet të vendoset në vaksinimin si mekanizëm për mbrojtje. Vaksinimin është mekanizmi i vetëm për të rritur imunitetin kolektiv dhe për të parandaluar një valë të re. Me siguri do të ketë edhe lloje të reja të virusit, ndoshta do të ketë mutacione të reja, megjithatë, ne nuk mund të jetojmë me kufizime”, deklaroi ministri.

Ai shtoi edhe se nuk mendohet që të kërkohen vërtetime për vaksinim ose teste negative të koronavirusit për hyrje në vend – as për të tanë, e as për shtetas të huaj.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *