Më 12.07.2021 në ora 14.30 në Shkup, në rrugën “Rruga e Lubotenit” është arrestuar një 40-vjeçar me iniciale R.S. nga fshati Luboten, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Për të ishte shpallur fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për mbajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh dhe 11 muajsh, transmeton TV21.
Gjatë ndalimit nga policia, R.S. ka sulmuar me veturë dy policët të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Më pas, ai është kapur dhe dorëzuar në Stacionin Policor në Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme, për çfarë do të transferohet në burg për vuajtjen e dënimit.