Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,898 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 12 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar për rast të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
o ashtu, gjatë kësaj kohe janë shëruar 13 pacientë.
Në total numri i rasteve aktive është 133.
Ndërsa, gjatë 24-orëve janë vaksinuar 919 qytetarë.