Bekteshi nënshkruan Marrëveshjen: gaz natyror nga SHBA, Katari dhe Turqia

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkë me Ministrin e Ambietit jetësor dhe energjisë të Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas, kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për zhvillimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut.

Bekteshi ka deklaruar se me ndërtimin e interkonektorit mundësohet edhe një burim tjetër i gazit natyror për Maqedoninë e Veriut, respektivisht hapet mundësia për hyrjen e gazit natyror nga Azerbajxhani, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Turqia.

Ndërtimi i interkonektorit me Greqinë është një projekt me vlerë mbi 100 milion euro, nga të cilat investimi nga Maqedonia e Veriut do të arrijë në 54 milion euro.

Me këtë Marrëveshje, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të varet aspak nga gazi rus, por do të bëhet një koridor energjetik për vendet e Evropës juglindore për qasje alternative në burimet e konsiderueshme të energjisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *