Filipçe: Nuk na duhen masa restriktive, nuk mund të jetojmë të mbyllur

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe sot në paraqitjen e tij para mediave, bëri të ditur se gjendja me virusin është e qetë dhe stabile. Tha se si ministri, për momentin janë të fokusuar në imunizimin e popullsisë dhe jo në vendosjen e masave restriktive.

“Në lidhje me shtrëngimin e masave, vlerësojmë se tani nuk është e nevojshme. Gjendja është përafërsisht e qetë. Fokusi duhet të jetë tek vaksinimi dhe jo të jetojmë me masa restriktive dhe të mbyllur. Ashtu veprohej kur nuk kishim vaksina. Shohim se edhe Britania e Madhe edhe pse ka numër të madh të rasteve, megjithatë i ka liruar masat”, tha Filipçe.

Filipçe shtoi se duhet të jemi të vaksinuar me qëllim që të presim cilëndo valë të vaksinuar dhe të përgatitur.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *