Qëllimi i SHBA-së është një Mal i Zi i qëndrueshëm në rrugën evropiane dhe euro-atlantike, i mbrojtur nga ndikimet e jashtme, theksoi zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Metju Palmer në takimin e djeshëm me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Palmer shtoi se është në interesin e SHBA-së që të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në partneritet me Bashkimin Evropian, me mesazhin se BE është një klub vlerash, ndërsa jo vetëm një klub interesi, i cili është një sfidë për rajoni në rrugën e anëtarësimit.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh rajonale dhe gjeopolitike.
Gjukanoviq theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel për t’u patur dhe shprehu kënaqësi nga paralajmërimet për angazhim më intensiv të SHBA-së në rajon.