Varianti Delta, konfirmohet një rast në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar edhe një rast me variantin Delta apo i ashtuquajturi varianti indian i koronavirusit.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen para mediave.

“Gjatë ditës së djeshme është vërtetuar edhe një pacient. Është i shtrirë në Spitalin në Veles, por ka pasqyrë të lehtë. Presim edhe analizat për katër pacientë, ku njëri nga ata është në gjendje më të rëndë dhe janë të shtrirë në Shkup”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Megjithatë ka sqaruar se analizat që bëhen janë për variantin britanik, nëse konfirmohet se ky variant nuk është i pranishëm, atëherë shkohet me analiza shtesë për variantin indian, sqaroi më tej Filipçe.

“Gjithkund ku do të tregojë se nuk ka prani të variantit britanik, atëherë do të bëjmë analizë shtesë për praninë e variantit indian”, tha Filipçe.

Ka shtuar, se këto raste nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin.

Rezultatet do të përfundojnë deri në fund të ditës, ndërkaq ka shtuar se nuk ka ende informacione se a bëhet fjalë për rast të riinfeksionit.

Por ka theksuar, se asnjëri nga ata nuk është i vaksinuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *