Shkendija nesër në orën 20 në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të luajë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve kundër ekipit Mura të Sllovenisë. Kuqezinjtë besojnë se mund të arrijnë një rezultat pozitiv, pavarësisht nga fakti se Sllovenët nuk janë aspak një ekip naiv. Këte theksoi shefi is tafit etknik Ernest Gjoka në pres konferencën zyrtare para seanacës së fundit stërvitore.
“Ne patëm përgatitje të shkëlqyera. Ekipi është plotësisht i përgatitur për këtë sfidë, edhe pse nuk do të jetë aspak një detyrë e lehtë. Kemi një kundërshtar të fortë para nesh, Mura nuk është aspak kundërshtar naiv, por përqendrohemi vetëm te loja jonë, qëllimet dhe ambiciet tona, dhe kjo është kualifikimi në raundin tjetër të ndeshjeve ”- tha Gjoka në konferencën për shtyp para ndeshjes,
Nga ana tjetër kapiteni Egzon Bejtullai shprehet optimist para kësaj ndeshje të pare eliminatore dhe qëllimi I ekipit kuqezi është kualifikimi në fazën e grupeve .
“Ne e dimë që Mura nuk është një ekip për ta nënvlerësuar ka cilësi kolektive dhe individë të shkëlqyeshëm. Por, gjithsesi, ne e dimë që nuk është një ekip i pamposhtur. Është e qartë se ne duam një fitore në ndeshjen e parë, pas së cilës do të kishim një ndeshjes të kthimit më të më të qetë në Slloveni ”- tha Bejtullai në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme.
Sot senac stërvitore në arenën “Todor Proevski” ka realizuar edhe ekipi slloven Mura , ndërsa trajneri Ante Shimunga ka potencuar se ekipi që e drejton ai në Shkup kanë ardhur për rezultat pozitiv.