Bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së, sikurse edhe ish kryetarin i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputetë, Rafet Muminoviqin, po qëndrojmë sot në kryeqendrën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku edhe në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sarajevë, u pritëm nga ambasadori Ekrem Ebibi.
Gjatë këtij takimi diskutuam për shumë çështje që kanë të bëjnë me raportet midis dy vendeve, por edhe mbi mundësinë e bashkëpunimit të Komunës së Çairit me shumë komuna dhe rajone të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Bashkë me ambasadorin konstatuam se thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në dobi të të dyja palëve dhe se duhet bërë përpjekje të shumta që t’i sjellim popujt e të dy vendeve sa më afër njëri tjetrit, duke marrë parasysh faktin që në Komunën e Çairit jeton një numër mjaft i madh i popullatës boshnjake.