Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i kuzhinës, Issa Ismail, po ndihmonte në përgatitjen e një banketi dasme, në sallën e dasmave, Hazel në qytetin e Zakho më 15 qershor.
Derisa po e ziente supën që ishte në një tenxhere të madhe në dysheme, 25-vjeçari thuhet se rrëshqiti dhe ra në ushqim.
Pasi u rrëzua në dysheme, babai i tre fëmijëve u dërgua me urgjencë në spitalin Dohuk, rreth 40 milje, për të marrë trajtimin si pasojë e djegieve të rënda.
Mjekët u përpoqën disa ditë t’ia shpëtonin jetën këtij kuzhinieri, por ai vdiq më 21 qershor, si rezultat i djegies së shkallës së tretë në rreth 70 për qind të trupit të tij.