MPB njofton se dje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë i cili kërkohej nga Interpoli i Francës.
“Më 02.07.2021 në orën 14:30 policia në vendkalimin kufitar Blato, është arrestuar SH.C nga R. e Shqipërisë, sepse pas një kontrolli në regjistrat zyrtarë, u konkludua se personi ishte nën masën “arrest” me kërkesë të Interpolit France.
Sh.C iu dorëzua oficerëve të policisë nga Stacioni Policor Dibër për procedura të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.