Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidatin e partisë së tij për kryetar të Lipjanit, Bashkim Budakovëm.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Budakova do të marrë pjesë në garën për të parin e Lipjanit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Njoftimi i plotë:
Aleanca është përcaktuar për program zhvillimor dhe kandidatë të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.
Kandidati ynë për kryetar të komunës së Lipjanit, do të jetë profesori i nderuar Bashkim Budakova.
Biolog me profesion, ai u përkushtua në arsim e gjithashtu ishte afër kërkesave e problemeve të qytetarëve në cilësinë e përfaqësuesit të tyre në Kuvendin Komunal.
Bashkimi në Lipjan njihet si njeri i dashur dhe i ndershëm, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën, pika kryesore e së cilës është bashkëqeverisja me qytetarët për më shumë punësim e zhvillim.
Qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre. Kjo do të ishte histori e re suksesi për ta.