Zaev: Institucionet duhet të veprojnë dhe të gjejnë Sasho Mijallkovin

Në lidhje me arratisjen e ish shefit të DSK Sasho Mijallkov sot është prononcuar kryeministri Zoran Zaevi cili tha se  do të kërkojë përgjegjësi.

“Si të gjithë njerëzit tanë, unë jam i zhgënjyer që ai nuk është arrestuar ende. Kërkoj nga institucionet që të veprojnë menjëherë dhe ta gjejnë. Pres informacione të hollësishme nga ekzekutivi, përkatësisht nga Ministria e Brendshme.

Jam duke pritur për detaje në lidhje me rastin nga gjykata, prokuroria dhe Ministria e Brendshme. Populli ynë pret që të mbahet përgjegjësi nëse vendimi i gjykatës nuk zbatohet, për mua për një nga rastet më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë”, tha para gazetarëve kryeministri i vendit Zoran Zaev. Ai ka mohuar që ky rast të ketë lidhje me politikën ose ndonjë marrëveshje politike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *