Sot në forumin “Dialogu i Prespës” janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ky është takimi i parë i dy politikanëve shqiptarë, që kur Kurti ka marrë mandatin e të parit të Qeverisë së Kosovës.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit, por i pranishëm në takim ka qenë edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Takimi është mbajtur në format joformal, pa prezencë të mediave.