Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në rafinerinë Petromidia në Navodaria, Rumani.
Dy persona u plagosën, njoftoi media lokale. Ekziston një rrezik i madh nga shpërthime dhe zjarre të reja.
Ministri i Mjedisit, Tanzos Barna tha se shpërthimi mund të ketë pasoja të mëdha mjedisore gjersa raportohet se ka edhe të lënduar.
Sipas vlerësimeve të para, reja e tymit po lëviz drejt detit, shtoi ministri.
Tetë kamionë zjarrfikës, dy ekuipazhe të ndihmës së shpejtë dhe një njësi e lëvizshme e kujdesit intensiv u dërguan në vendin e shpërthimit.