Pas pesë ditësh, regjistrohet një viktimë nga Covid-19, 5 raste të reja

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.531 testime të realizuara, 5 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 86 pacientë të shëruar dhe 1 që ka ndërruar jetë.

Viktima raportohet pas 5 ditësh, që nuk ishte raportuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.689 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.063 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.485 pacientë. Raste aktive në vend janë 141.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *