Sot Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi radarët e rinj laserik, të nevojshme për policinë në komunikacion. Radarët janë të pajisura me pajisje për incizim natën, ndërsa nga MPB thonë se këto radarë janë shumë më superior se të tanishmet.
Furnizimi kushton 21.25 milionë denarë dhe nga MPB theksojnë se janë respektuar standared aktuale evropiane për polici.
“Jam i bindur se me këto pajisje mund të rritet efikasiteti dhe cilësia e kontrollit në komunikacion, duhet të jepen rezultatet në rritjen e sigurisë në komunikacion”, tha Spasovski.
Sipas MPB-së, me këtë furnizim, ministria është e vetmja në rajon që disponon me pajisje nga gjenerata e fundit dhe është e pamundur të fshihet materiali i incizuar.