Dragica Gashiqit nuk i lejohet vendosja e derës së blinduar në banesëne saj në Gjakovë

Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, është kthyer në Gjakovë, si serbja e parë, thotë që autoritetet lokale, të mërkurën, më 30 qershor, nuk e kanë lejuar që në hyrjen e banesës së saj të ndërrojë derën dhe mbi të të vendosë grila të hekurta.

Ajo ka thënë se ka dashur që derën që aktualisht e ka në hyrje të banesës, ta zëvendësojë dhe ta forcojë, sepse nuk ndihet e sigurt.

Dragica sqaron se nga mjeshtri që po vendoste derën, autoritetet lokale në Gjakovë kanë kërkuar lejen për punimet, si dhe me pas e kanë konfiskuar derën.

“Unë nuk e di se çfarë të bëj tash. Çfarë të bëj?”, ka pyetur Gashiq, e cila megjithatë ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj që të mbetet në Gjakovë.

“Pse do të vija unë në banesën time në qoftë se nuk menduar se do të mbetem këtu. Unë di shqip, di të gjendem. Pra, vetëm të mos më ngacmojnë”, theksoi ajo për Radion Evropa e Lirë.

Gashiq, person “i padëshiruar në Gjakovë”

Kthimi i Dragica Gashiqit në Gjakovë, ka nxitur reagime të shumta në këtë komunë, por protestat që ishin paralajmëruar për të hënën, megjithatë, janë anuluar.

Dragica Gashiq, tash e disa vite ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Pronës (Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës) që t’i lirohet banesa e saj në Gjakovë, gjë që tash i është mundësuar. Ajo, deri më tash, ka jetuar në Serbi, ndërkaq që, banesa e saj në Gjakovë ishte e uzurpuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *