Temperaturat sot deri më 42 gradë

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22, ndërsa ajo maksimale prej 34 deri në 41 gradë Celsius. Në pajtim me vlerat e temperaturave të parashikuara në mbarë territorin do të aktivizohet niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV-9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla pasdite. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë rreth 20 ndërsa ajo maksimale do të arrijë 39 gradë Celsius.

Edhe të enjten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura deri në 40 gradë Celsius. Nga e premtja temperaturat do të ulen, vranësirat përkohësisht do të rriten dhe do të ketë paraqitje të shiut lokal dhe vetëtima të rralla.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *