Sot vizituam shkollën fillore në fshatin Xhepçisht, për të parë disa nga punët që realizohen në këtë objekt. Janë në vijim e sipër punët për ndërtimin e murit rrethues të shkollës, janë suvatuar hapësirat e brendshme të shkollës, nyjet sanitare, si dhe është bërë furnizimi me pajisje i disa hapësirave administrative. Poashtu shkolla posedon edhe amfiteatër të pajisur me projektor dhe tabela smart për nevojat e nxënësve.
Gjithashtu në këtë shkollë kemi instaluar edhe sistemin fotovoltaik për prodhimin e rrymës elektrike, që përveç efektit ekologjik ka reduktuar dukshëm shpenzimet për rrymë elektrike në shkollë!