Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan ditën e sotme një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik ku u diskutuan hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën evropiane.
Raportohet se të tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve e në rajon dhe kjo të fillohet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë rajonin.
Ata ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu që Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane bashkëpunimi.
“Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm duke punuar së bashku dhe duke pranuar bashkëpunimin rajonal brenda iniciativave të ndryshme rajonale si tregu i përbashkët, Shengeni rajonal, korridoret e gjelbërta ose Procesi i Berlinit, ne mund t’i afrojmë ekonomitë tona, të rrisim mirëqenien e njerëzve tanë dhe të sjellim në investime të mëdha”, mësohet se u tha në konferencë.
Ata ranë dakord të takohen në Shkup në 29 korrik për të shqyrtuar përparimin në zbatimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese dhe për të nënshkruar marrëveshje shtesë midis tre vendeve në lidhje me zbatimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, si dhe bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësitë natyrore, lehtësimet për tregtinë, eksportin dhe importin.