Ganiu: Objekti shtesë i SHFK ”Ismail Qemali” drejt përfundimit

Objekti shtesë i Shkollës Fillore Komunale “Ismail Qemali” po shkon drejt kompletimit bën të ditur përmes rrjetit social Facebok, kryetari iKomunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk.  Pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore është në përfundim e sipër, kështu që për momentin ekipet e punës po bëjnë instalimin e ngrohjes qendrore, montimin e dritareve dhe lyerjen e brendshme të objektit.

Objekti shtesë do të plotësojë nevojat e shkollës në të cilën procesin edukativo-arsimor e ndjekin afër 1.550 nxënës të Komunës së Çairit transmeton Info7.mk

Sipërfaqja shtesë e objektit është 580 m2, respektivisht janë dy kate me nga 290 m2;

Janë krijuar 8 paralele të reja;

2 tualete sipas të gjitha standardeve bashkëkohore të adaptuara gjithashtu edhe për fëmijët me nevoja të veçanta.

Nga shtatori uroj t’i presim nxënësit e parë në këtë objekt të standardeve më modern ka shkruar Ganiu.

May be an image of hallway and brick wall
May be an image of outdoors

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *