Era Azizi është vetëm 8 vjeçe dhe në vend të lodrave ajo mban violinën dhe vazhdimisht bën zhurmë. Para tre viteve Era është regjistruar në shkollën e muzikës në Tetovë, në klasën e profesorit Gligor Kondoski një ndër profesorët më të shquar të violinës. Erën e takojmë tek shkolla e muzikës vetëm pak minuta para se të niste koncertin solo në violinë. E buzëqeshur dhe lumtur që në moshën 8 vjeçare do të prezantohet para publikut në koncertin e fund vitit. Këtë vit ajo na tha se do të interpretoje “ Këngë popullore ruse” një ndër pikat më të vështira për tu interpretuar në violinë. Edhe pse fare e vogël ajo është shumë e çiltër dhe mjaft komunikuese.
Na thotë se për çdo ditë ushtron në shtëpi me violinë, pak jam e privuar nga lodrat tjera por violinën e dashuroj dhe një ditë dua të jem në nivele më të larta. Prindërit e saj shprehen mjaft të kënaqur me punën që bën profesori i saj dhe perfomancën që po shfaq për çdo vit me violinën e saj. Edhe pse në familjen e saj instrumenti muzikor nuk ka qenë një pasion, ajo ka thyer barrierat dhe i është përkushtuar muzikës. Instrumenti i violinës më pëlqen si tingëllon, prandaj dhe fillova këtë rrugëtim të cilin mendoj ta vazhdoj deri në fund.