Gjatë ditës së djeshme (27 Qershor), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri hapi ekspozitën e kolonisë artistike Draudacum, në Gostivar.Është viti i 16-të me radhë që kjo koloni mbledh artistë nga vendi dhe e gjithë bota për të promovuar artin dhe vlerat e tyre dhe pikërisht dje përmbyllja ishte një ekspozitë e përbashkët e gjithë artistëve të cilët promovuan më të mirën e tyre dhe vendit prej nga vijnë. Sekretari Aziri u shpreh i lumtur që përmes kësaj kolonie artistët dhe artdashësit nga e gjithë bota kanë mundësi që përveç se ta shijojnë artin të shohin dhe bukurit e vendit dhe zemërgjërsin e njerëzve që kemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai poashtu theksoi që Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të jetë në mbështetje të shoqatave dhe promovimit të vlerave dhe artistëve që veni ynë ka.