Gazetari Selim Ibraimi merr titullin doktor shkence

Selim Ibraimi, gazetar, publicist autori i disa librave publicistikë sot me sukses mbrojti tezën e doktoraturës me temën ”Ndikimi i Rusisë në Ballkanin

Perëndimor” (2008-2018) në UEJL.  Ibraimi në mënyrë shumë të hollësishme dhe të tërthortë ka elaboruar dhe përshkruar rolin që ka Rusia në Ballkanin Perëndimor u shprehën anëtarët e komisionit. Pas një pune shumë vjeçare dhe pas një sërë hulumtimesh autori ka arritur të  pasqyrojë gjendjen reale sidomos në Ballkanin Perëndimor ku po konfrontohen fuqitë më të mëdha për të shtrirë ndikimin e tyre.

Selimi deri tani ka botuar libra “ Lufta e heshtur”, “Paqja e Ftohë”, “ Beteja Vendimtare” dhe shumë tituj tjerë. Ibraimi është edhe drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim një institut ku po trajtohen politikat ndërkombëtare transmeton Info7.mk

Falenderoj familjen brenda dhe jashtë që më ka mbështetur. Po ashtu, falenderoj mentorin Pr. Dr. Etem Azirin dhe komisionin në përbërje: Pr. Zemri Elezi. Pr. Ali Pajaziti, Pr. Abdulla Azizi, Pr. Ylber Sela si dhe stafin akademik të FSHB.

Respekte të veçanta për dekanin prof. Memet Memeti, prof. Agron Rustemi , Fatime Rekën dhe ekspertët e fushës që dhanë kontributin u shprej Selim Ibraimi.

May be an image of 6 people, including Selim Ibraimi, Emin Azemi and Ali Pajaziti and people standing

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *