Luis Enrike beson verbërisht te futbol listët e tij dhe thotë se Spanja është në rrugën e duhur. Trajneri i “Furisë së Kuqe” ka një mesazh të veçantë për të gjithë duke u thënë që Modriç të mos prekë shumë topa sepse bëhet i rrezikshëm. Ai u ndal edhe te kërcënimet e Moratës, duke kërkuar angazhim edhe nga policia në mënyrë që këto ngjarje të shëmtuara të mos përsëriten më në futboll.
FORMACIONI- “Më pëlqen shumë kjo skuadër dhe organika, aq sa mund të aktivizoj këdo. Çdo lojtar më jep garanci për të luajtur dhe për të shkuar në çerekfinale”.
PEDRI- “Është pak i ndrojtur, por në fushë është shpërthyes, i freskët dhe mjaft i mirë në pasimet e shkurtra”.
MESFUSHA- “Është një nga rolet më të rëndësishme në futboll. Për mënyrën se si luajmë ne, mesfusha është vendi ideal ku mund të nisë loja, por gjithashtu është edhe zona ku Kroacia ka më shumë kualitet dhe do të jetë luftë e bukur”.
GOLEADA- “Nuk ka ndryshuar asgjë nga ndeshja kundër Sllovakisë. Thjesht këtë herë i shënuam të gjithë golat, ndërsa kundër Suedisë apo Polonisë i gabuam, por fitorja që morëm na shërben për moral”.
KROACIA- “Rivalët ndryshojnë shumë kur luajnë kundër Spanjës. Do të ketë mbingarkesë në mesfushë, por në funksion të rezultatit do të shohim një tjetër ekip”.
MODRIÇ- “Duhet të mos e lejojmë Modriçin që të prekë topin. Ai është një lojtar fantastik, pas kthehet merr topin, driblon, godet dhe asiston. Ai dhe Kovaçiç janë në qendër të lojës. Duhet ta limitojmë”.
NOTA- “Notat duhet t’i vëmë në fundin e sezonit. Kur të përfundojë kompeticioni, do të shohim ku kemi shkuar dhe nga kemi ardhur. Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por t’i marrim me radhë”.
FUSHA- “Është në gjendje shumë të mirë bari. Shpresoj të bëjmë ndeshje të madhe”.
ÇEREKFINALET- “Nuk kemi shkuar aty që nga viti 2012. Ne kundër Sllovakisë nuk kishim rrugë tjetër dhe fituam. Edhe këtë herë duhet të fitojmë patjetër. Nuk e di nëse do t’ia dalim, por nuk kam dyshime për skuadrën time. Do ta tentojmë kualifikimin”.
BESIM- “Kam besim ashtu si në fillimin e kampionatit. Nuk më ka surprizuar asnjë ekip tjetër. Ne mendonim që do të shkonim të parët në grupe, por në futboll kanë rëndësi rezultatet. Megjithatë, morali dhe përkushtimi në punë është i lartë.