VMRO-DPMNE bllokon Ligjin për ndërtimin e Qendrës Klinik

Propozim-ligji për ndërtimin e Qendrës së re klinike është bllokuar me 2,000 amendamente të paraqitura nga OBRM-PDUKM-ja. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, u bëri thirrje publike deputetëve të opozitës që t’i tërheqin amendamentet të cilat, sipas tij, nuk janë konstruktive. Reaguan edhe nga LSDM-ja. Nga kjo parti thonë se OBRM-PDUKM-ja është i vetmi subjekt që i bllokon të gjitha çështjet e rëndësishme që janë në interes të qytetarëve.

“OBRM-PDUKM mund të jetë partia e vetme në botë që kundërvihet që shteti dhe qytetarët të kenë një qendër të re klinike, e para në 80 vjet. Pengesat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së përsëri do të mposhten. Shteti, qytetarët, punonjësit shëndetësor do të kenë qendër të re klinike bashkëkohore dhe funksionale – tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së ne takimin me gazetarët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *