Temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë

Moti i nxehtë ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e vendit sot është në ngjyrë të kuqe.
Alarmi i kuq nënkupton që moti në këto pjesë është jashtëzakonisht i rrezikshëm, ndërkaq nuk pritet që në ditët në vijim të ketë temperatura më të ulëta.
Meteorologu Slavço Popovski për televizionit 21 tha se ditët në vijim temperaturat do të shkojnë deri në 42 gradë.

“Temperaturat maksimale do të jenë edhe më tej mbi mesataren dhe do të jenë në interval prej 32 deri në 40 gradë. Ndërsa në vendet më të ngrohta jug lindore pritet që të jenë temperaturat mbi 40 gradë. Apo të shkojnë deri në 42 gradë. Ndërsa gjatë ditëve të ardhshme nuk pritet që të ketë mot të ligë ndërsa moti do të jetë i qëndrueshëm”, tha Sllavço Popovski – meteorolog.

E për temperaturat e larta sot foli edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai apeloi të kenë kujdes grat shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit t’i shmangin temperaturat e larta.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *