Teuta Arifi viziton qendrën e Autizmit “Fluturo për Jetën”

Sot vizitova Qendrën e Autizmit “Fluturo për Jetën” me rastin e dy vjetorit të hapjes së saj. Atje u prita nga drejtoresha e kësaj qendre znj.Fatjona Geci, nga stafi dhe disa nga fëmijët që marrin përkujdesjen e duhur në këtë qendër ka informuar kryetarja e Tetovës Teuta Arifi. Kujtojmë që kjo qendër në Tetovë është e para dhe e vetmja qendër që punon me programet e liçensuara nga Qendrës Rajonale të Autizmit në Shqipëri, dhe fëmijët që kanë marrë dhe marrin terapi zhvillimore në të, janë nga qytete si: Tetova, Gostivari, Shkupi dhe Kërçova. Këtu më informuan rreth ecurisë së punës, kurse unë shpreha gadishmërinë e time për përkrahur rritjen e kapaciteteve të kësaj qendre, me qëllim që sa më shumë fëmijë të marrin shërbim cilësor dhe të kualifikuar.

May be an image of 1 person, standing and indoor

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *