Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë kryer 2160 teste nga të cilat 254 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 151 persona të shëruar dhe 16 të tjerë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.