Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:23 në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa.”
Një veturë “Audi” është përplasur me një veturë tip “Toyota ”. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 3 persona, dy të rritur dhe një fëmijë i mitur.
Paraprakisht dyshohet se të tre personat i përkasin të njëjtës familje.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi”, shoferi dhe pasagjeri,të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur./oranews