Kurti niset drejt Parisit në mbrëmje takon presidentin Macron, kush e shoqëron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kurtin shoqërohet edhe nga dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja  Rexhepi. Kjo e fundit ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqen në avion.

Kurti, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në orën 19:30.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte bërë Kurrit tre muaj më parë, pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër. /abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *