Gjithsej janë vaksinuar 281,847 qytetarë ndërsa 206,163 kanë marrë nga dy doza

Gjithsej 281,847 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend deri dje. Doza e parë e vaksinës u mor nga 3,263 qytetarë dje, ndërsa po dje u vaksinuan gjithsej 5,407 qytetarë. Një total prej 488,010 doza vaksinash janë aplikuar në vend dhe 206,163 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 51% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 45% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 38% të popullsia mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë.

Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar dhe njerëzit e punësuar ne institucione  kritike gjithashtu janë vaksinuar. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në sallën  Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadarci, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen ne  masivitet në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *