
SHABAN SINANI
Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së 26-të të sezonit 2024/2025. E veçanta e kësaj jave është se në stadiumin e Shtipit zhvillohet derbi mes dy ish skuadrave të ligës së parë Bregallnica dhe Makedonija Gj.P që pretendim parësorë kanë kthimin në elitën futbollit. Epilogu i kësaj ndeshje ka rëndësi të madhe sidomos për Bregallnicën e cila aktualisht është në pozitën e katërt me 5 pikë pak se dy ekipet e para dhe 3 pikë pak se Arsimi që mbanë vendin e tretë.
Ndeshje të vështira këtë javë kanë edhe Bashkimi i Kumanovës pasi udhëton në Koçani për tu përballur me Osogovën e cila ka gjasa shumë minimale për të ruajt statusin në ligën e dytë, ndërsa Arsimi është mysafire e Detonit Plaçkovica ekip e cila mbanë pozitën e gjashtë dhe pretendon të ngjitet së paku një pozitë më lartë. Por megjithatë Arsimi ka llogarit e veta shpreson se nga Radovishi do kthehen me rezultat pozitiv për të mbetur në pozitën aktuale.
‘’Po përgatitemi në mënyrë intensive për ndeshjen e radhës kundrejtë Detonitit në Radovish, e cila është një ekip shumë stabile dhe meriton shumë respekt, andaj jemi të vetëdijshëm se na pret ndeshje e vështirë, por ne me angazhim maksimal, qasje serioze në fushën e lojës, vetëbesim të lartë, shkojmë atje për fitore të radhës. Atmosfera është shumë pozitive në ekip, forma sportive është në kulminacion, këtë e dëshmojnë edhe rezultatet, ku kemi 7- të fitore radhazi dhe në total këtë gjysmë stinor kemi 8- fitore, 1-një barazim dhe 1-një humbje. Kjo na jep të drejtë të mendojmë dhe të shpresojmë se kjo ecuri pozitive do të vazhdoj deri në fund të kampionatit! Forca Arsimi!’’ deklaroi trajneri Vildan Saliju
Në javën e 26-të të shtunën me fillim në ora 16:00, takohen:
Bregalnica – Makedonija Gj.P
Detonit Plaçkovica – Arsimi
Skopje – Ohri
Kamenica Sasa – Novaci
Kozhufi – Beliasica
Osogovo – Bashkimi
Vardari – Boreci
Vardarski – Pobeda