
Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj. Fitore të katër skuadrave vendase, ndërkohë që në “final four” shkon skuadra që fiton 3 nga 5 përballet çerekfinale.
Olympiacos fitoi 84-72 ndaj Real Madrid në Athinë, duke mos zhgënjyer para tifozëve të tij. Me fitore e nis këtë aventurë edhe skuadra greke e Panathinaikos, që mposhti 87-83 Anadolu Efes.
Nuk zhgënjen Fenerbahce, që mposhti 83-78 francezët e Paris Basketboll, ndërkohë që Monaco mundi 97-80 Barcelona. Ndeshje ku spanjollët bënë një ndeshje mjaft të dobët.
Euroleague – Çerekfinale
(2) Fenerbahce – (8) Paris Basketball, 83-78 (1-0)
(3) Panathinaikos – (6) Anadolu Efes, 87-83 (1-0)
(4) Monaco – (5) Barcelona, 97-80 (1-0)
(1) Olympiacos – (7) Real Madrid, 84-72 (1-0)