
Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut të shtunën mbahen garat e vlefshme për Kupën e vendit në disiplinat 10 mijë metra në shtegun e stadiumit si dhe garat për Kupë në disiplinat e hedhjes, ndërsa do të organizohet edhe Turniri në disiplinat e stafetës dhe ato të kërcimeve në të gjitha kategoritë për djem dhe vajza ku pritet të marrin pjesë mbi 100 garues nga klubet anëtare të Federatës së atletikës. Në këto gara me garues të vet do të prezantohen edhe dy klubet e atletikë nga rajoni i Tetovës klubi atletikës Studenti dhe klubi atletikës Kamjani . Televizioni Koha ishte e pranishme në séancën e mbrëmshme stërvitore të klubit të atletikës Kamjani
“Këtë fund javë starton sezoni i ri 2025 me turnirët stafetore si dhe ato të hedhjeve. Ne si klub kemi bërë përgatitjet gjatë sezonit dimërorë dhe shpresojmë se këtë vit do të jemi më mirë se vitin tjetër edhe pse në kategorinë e pionierëve gjithmonë kemi qenë shumë mirë por shpresojmë të jemi edhe më mirë” deklaroi trajneri Xhemaili
Trajneri Ibraim Xhemaili në krahasim nga viti i kaluar kua ka marrë pjesë me garues të rinj, ndërsa këtë vit do të prezantohet edhe më junior ndërsa ka edhe një garues sendor që do merë pjesë garat e Kupës në 10 mijë metra. Pra këtë vit klubi i atletikës Kamjani ka qëllime më qarta
“Qëllimi i klubit tonë për këtë vit është të jemi në mesin e dy-tre klubeve më të mira për kategorinë e pionierëve dhe shpresojmë që të bëjmë ndonjë rekord tek pionierët” tha Ibraim Xhemaili
Por problemi i klubit të atletikës Kamjani si dhe klubeve tjera mbetet infrastruktura sportive
“ Po kushtet disi janë mirë shihet edhe vet nga terreni. Kemi kushte vetëm për vrapime por nuk kemi kushte për disiplinat hedhëse ose disiplinat e kërcimeve si kërcim së gjati dhe kërcim së larti . Nuk kemi kushte për të punuar në at disiplina por për at shkak shumë mirë jemi duke punuar në vrapime të shtigjeve të shkurta sprinterike. Gjithashtu edhe për shtigje të mesme kemi garues shumë të aftë nga të cilët shpresojmë të arrijnë mjaft rezultate“ tha në fund trajneri Ibraim Xhemaili
Në kë sezon të ri të atletikës talent e këtij klubi presin që s%paku të shënojnë rezultate apo rekorde personale
“Ne për këtë sezon të ri jena të përgatitura shumë për këtë javë që fillojnë garat dhe besoj se do të marrim vende dhe fitore” deklaroi Amina Zeqiri
“Ne jemi shumë të përgatitur dhe shpresojmë të kemi rezultatet shumë të mira, dhe rezultate personale” deklaroi Diar Xhemaili
Me garues të vetë në garat e nesërme të atletikës do të prezantohet edhe klubi i atletikës Studenti dhe atë me Aldin Ademin në disiplinat hedhje e shtizës, gjyles dhe diskut, Suhejb Jakupi në kërcim së gjati të dy kë kategorinë e sendorëve dhe Emir Huseini në kategorinë pionierë në hedhjen e shtizës dhe gjyles .
