
Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiç, u takua sot në “Shtëpinë e Futbollit” me drejtuesit e lartë të Yllit të Kuq, të udhëhequr nga Zvezdan Terziç dhe Svetozar Mijailoviç. Në takimin në FFM mori pjesë edhe drejtori sportiv i KF Vardar, Igor Ivanovski.
Kreu i futbollit maqedonas shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe gjestin fisnik që klubi i Beogradit u dha viktimave të aksidentit të fundit në Koçani, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes humanitare që u luajt mbrëmë në Arenën Kombëtare në Shkup midis Vardarit dhe Yllit të Kuq.
Eventi, i organizuar me mbështetjen e FFM-së, kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e prekura nga tragjedia në Koçani.

Vizita e menaxhmentit të lartë të Yllit të Kuq përfaqëson një hap përpara në thellimin e marrëdhënieve miqësore midis dy institucioneve të futbollit dhe një nxitje për projekte të përbashkëta në të ardhmen që synojnë zhvillimin e futbollit në rajon.
Masar Omeragic – President i FFM-së:
“Ishim të nderuar që pritëm drejtuesit e Crvena Zvezdës – një nga klubet më të mira në rajonin tonë, por edhe një klub që gjithmonë ka qenë i lidhur me futbollin dhe popullin maqedonas.
Ylli i Kuq nuk është vetëm një gjigant sportiv, por edhe një model organizimi dhe profesionalizmi që duhet ndjekur. Nëse duam që futbolli maqedonas t’i afrohet standardeve evropiane, duhet të mësojmë nga më të mirët në rajon dhe të ndërtojmë partneritete. Marrëdhëniet miqësore janë thelbësore për të ardhmen e futbollit tonë.
