
SHABAN SINANI
Klubi i karatesë ‘ONYX’ është klubi më i ri sportiv i regjistruar si subjekt vetanak në Regjistrin Qendrorë, ndërkaq themelues i këtij klubi është karateisti i klubit të karatesë Fati, Driton Halimi, një karateist aktiv i klubit të karatesë Fati të Tetovës. Për qëllimet e themelimit të këtij subjekti sportiv Driton Halimi thotë se ishin kërkesat e shumta nga të rinjtë vendosa që të hapë këtë klub të karatesë ONYX për të punuar dhe të nxjerrim talent të rinj
‘Nga kërkesa e shumtë që kisha vendosa që të hapë klubin e karatesë Onyx dhe të punoj me të rinjtë,të zhvilloj të rinjtë, të shpërndaj dijen time për sportin e karatesë edhe tek moshat e reja. Kjo ishte arsyeja kryesore pse vendosa të hapë klubin Onyx. Por mbi të gjitha unë vazhdoj të jem garues dhje sportist aktiv dhe ende pretendoj dhe punoj që ti arrijë rezultatet më të mëdhaja në sportin e karatesë‘’
Sa i përket emrit të klubit, Halimi thotë se Onyx janë disa veshje sportive të karatesë prandaj vendosa ta emërtoj klubin me këtë emër
‘’Onyx janë disa veshje të karatesë të quajtura ‘Onyx’ dhe një pjesë tjetër i takon Onyx i takon një gurrë i çmuar dhe jam munduar t’ia përshtati me ambientin‘’ tha Halimi.
Sa i përket interesimit i të rinjve për t’iu bashkangjitur këtij klubi trajneri Halimi thotë se fillimisht është i kënaqur.
‘’Interesimi deri tash është mjaftueshëm, është mirë d.m.th kemi të rinj që angazhohen në sportin e karatesë. Onyx përpos sportit të karatesë ofron edhe përgatitje fizike të disiplinave të ndryshme sportive siç janë: futbollist, volejbollist, notues, kemi nga të gjitha sportet që brenda ditës palestrën e shfrytëzojmë palestrën edhe për përgatitje fizike të sportistëve’’,thotë karateisti Halimi
Klubi i ri i karatesë Onyx edhe pse punon gati tre muaj akoma nuk ka marrë pjesë me garues të vetë në gara zyrtare pas ato janë akoma fillestar dhe duhet përgatitje adekuate. Ndërsa sa i përket përkrahjes nga institucionet apo donator të ndryshëm, Driton Halimi thotë se fillimisht i mjaftojnë përkrahjet morale
‘’Përkrahja normalisht është e mjaftueshme. Nuk do të thotë që përkrahja është vetëm ajo financiare, përkrahja ndihmon kur është morale. Normal një diplomë një certifikatë një gjë e tillë të motivon për punë. Momentalisht është e mjaftueshme‘’ tha Halimi
Kur bëhet fjalë për klubin e karatesë ‘ONYX’ në Tetovë, është klubi i vetëm që posedon me palestër të veten me të gjitha pajisjet e nevojshme për të zhvilluar stërvitje profesionale të sportit të karatesë por edhe përgatitjeve fizike të sportistëve të sporteve tjera.