NBA: Golden State dhe Orlando në çerekfinale

Ka nisur sot faza “play in” në NBA, e cila do të përcaktojë dy skuadrat e fundit çerekfinaliste. Në këtë fazë luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10 në përfundim të sezonit të rregullt.

Skuadra e Golden State fitoi 121-116 ndaj Memphis, në përfundim të një takimi me shumë rivalitet. Jimmy Butler me 38 pikë e Stephen Curry me 37 pikë bënë diferencën në fushë për ekipi e Warriors, që avancon në çerekfinale.

Në Konferencën e Lindjes, një biletë për më tej siguron ekipi i Orlando, që në fushën e tij mundi 120-95 Atlanta. Ndeshje pa shumë histori, ku për vendasit u dallua Cole Anthony me 26 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – Ekip nga play-in

(2) Boston – (7) Orlando

(3) New York – (6) Detroit

(4) Indiana – (5) Milwaukee

Konferenca e Lindjes-Play in

(7) Orlando – (8) Atlanta, 120-95

(9) Chicago – (10) Miami

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – Ekip nga play-in

(2) Houston – (7) Golden State

(3) Lakers – (6) Minnesota

(4) Denver – (5) Clippers

Konferenca e Perëndimit-Play in

(7) Golden State – (8) Memphis, 121-116

(9) Sacramento – (10) Dallas

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *