
Shaban Sinani
Sonte zhvillohen dy ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve Evropian të futbollit, ku dy skuadrat Paris Saint Zhermain dhe Barcelona pritet që ta konfirmojnë kalimin në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube që organizon UEFA.
Të dy këto skuadra në ndeshjet e para kanë regjistruar fitore bindëse dhe sonte pritet që vetë ta konfirmojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
Barcelona pas fitores në 4-0 kundër Borrusia Dortmund në takimin e parë tashmë është me një këmbë në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. Ekipi i trajnerit Hansi Flick një javë më parë triumfoi me rezultat të thellë 4-0, ndërsa sonte në Gjermani nuk pritet ndonjë mrekulli e dorës së parë nga skuadra gjermane Borussia Dortmund e cila drejtohet nga trajneri kroat Niko Kovaç.
Ndeshja Borrusia Dortmund – Barcelona luhet në stadiumi “Signal Iduna Park” të Dortmundit me fillim në ora 21:00. Drejtësi do të ndanë italiani Mauricio Mariani
Paris Sent Zhermen në ndeshjen e parë triumfoi si vendas ndaj Aston Villas me rezultat 3-1, ndaj udhëtimi i tyre sonte në Angli nuk pritet të sjellë shumë telashe.
Ndeshja Aston Villa – Paris Sent Zhermen do të zhvillohet në stadiumin “Villa Park” në qytetin e Birminghamit. Drejtësi do të ndaj spanjolli Jose Maria Sançez
Ndërkohë dy ndeshjet tjera të kësaj faze të çerekfinales do të zhvillohen të mërkurën me fillim në ora 21:00, ku ballafaqohen Inter-Bayern dhe Real Madrid-Arsenal.