LIGA E DYTË: BASHKIMI DHE ARSIMI FUQISHËM RRUGËTOJNË DREJTË ELITËS

 

 

Shaban Sinani

Tre fitore të vendasve, tre barazime dhe dy fitore të skuadrave  mysafire me gjithësejt 13 gola të shënuar është epilogu i javës së 24-të në Ligën e dytë të  futbollit vendor, ku kryesojnë Makedonija Gj.P dhe Bashkimi me nga 53 pikë të ndjekur nga Arsimi që ka  51 pikë.

Fitore dhe atë në një terren të nxehtë siç është ai i Autkomandës, Arsimi mundi  Skopjen me  rezultatin 2-0  me golat që i realizuan tandem Albin Ramadani  dhe Alban Taipi.  Në faqen zyrtare  të klubit në fejsbuk shkruan: ”Fitore e madhe, e jashtëzakonshme, më e rëndësishmja si mysafir këtë sezon, në terrenin më të vështirë të vendit me golat e kujt tjetër përveç golashënuesit më të mirë të ligës Albin Ramadani, si dhe tashmë super xhokerit tonë Alban Taipi që shfrytëzoi asistin e artë të 10-shit tonë Argjend Gafuri.

Sakrificë e jashtëzakonshme e djemve tanë që sot patën mbështetje të madhe në tribuna, e që falënderojmë të gjithë që erdhën dhe fuqishëm përkrahën Arsimin tonë të madh e të përbashkët!  Afrohemi edhe më shumë me ëndrrën e madhe!  Urime të gjithëve kjo fitore e madhe!!

Bashkimi i KUmanovësnë terësi në trasfertë 5-0 fundosi skuadrën  vendase Kamenica Sasa dhe  tani  është shumë pranë që pas një periudhe 17 vjeçare serish të kthehet aty ku edhe e ka vendin në elitën e  futbollit të Maqedonisë së Veriut. Autor  të golave  për Bashkimin  ishin Husein Demiri, Emir Asani, Bojan Panovski, dhe Filip Aleksovsski 2 gola.  Arsimi në xhiron e  25-të është nikoqire e  Vardarskit.

Liderri  në tabelë Makedonija Gj.P ka barazuar në Gjevgjeli me Kozhifin pa gola 0-0, ndërsa Vardari në Negotinë ka mundur Bregallnicën 1-0

 

Rezulatett e javës së 24-të

Skopje – Arsimi  0-2

Kamenica Sasa – Bashkimi  0-5

 Kozhufi – Makedonija Gj.P  0-0

Novaci – Pobeda  0-0

Osogova – Bellasica  0-0

Vardari – Bregallnica  1-0

Detonit Pllaçkovica – Boreci  2-0

Vardarski – Ohri 3-0

TABELA: 1.Makedonija Gj.P 53 pikë, 2.Bashkimi 53, 3.Arsimi 51, 4.Bregallnica 48, 5.Detonit Plaçkovica 35, 6.Bellasivca 35, 7.Ohri 35, 8.Skopje  34, 9.Kozhufi  32, 10.Kamenica Sasa 32, 11.Vardari (Neg) 27, 12.Novaci 26, 13.Pobeda 24, 14.Osogova 18, 15.Boreci 13, 16.Vardarski 11 pikë.

Në javën e  25-të më 19 prill 2025, takohen: Arsimi – Kozhufi, Bashkimi – Vardarski, Bellasica – Skopje, Boreci – Bregallnica, Makedonija Gj.P – Detonit Plaçkovica, Novaci – Vardari, Ohri –Osogova, Pobeda – Kamenica Sasa

 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *