LK: BARCELONA DHE PSZH NJË HAPË PRANË GJYSMËFINALES

Barcelona ka fituar 4-0 ndaj Borrusia Dortmundin në ndeshjen e parë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve . Një dominim total i katalanasve nga fillimi në fund të ndeshjes.

Vendasit zhbllokuan rezultatin falë Cubarsit, në minutën e 25-të, edhe pse goli iu quajt Rafinja-s, pasi ishte braziliani që e preku para se të shkonte  në rrjetë.  Barcelona  edhe pjesën e dytë e nisi me gola, kësaj radhe në skenë doli  Levandovski i cili realizoi  dy  gola në minutën e  48  dhe  66-të duke regjistruar  rekord të ri me  11 gola  deri më tani në garat e Ligës së Kampionëve .  Golin e  katërt për  rezultatin  përfundimtar  të këtij takimi e realizoi Lamine Yamal 

Në sfidën tjetër kampioni i Francës Paris Sent Zhermen mundi Aston Vilën me  rezultatin e ngushtë 3-1  edhe pse të parët në epërsi kaluan anglezët. Me këtë  fitore  skuadra  franceze  është më pranë kualifikimit në gjysmëfinale  të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet  kthyese Borussia Dortmund – Barcelona dhe  Aston Vila – PSZH  do të zhvillohen më 15 prill me fillim në  mora  21:00

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *