
SHABAN SINANI
Struga Trim Lum dhe Vardari shënuan fitore në ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Shkëndijës në Tetovë gjegjësisht AP Brerës në Shkup. Ndeshjet kthyese në Strugë dhe Strumicë luhen më 23 prill

Në stadiumin e qytetit në Tetovë pa praninë e publikut u zhvillua dueli i parë i gjysmëfinales së Kupës me Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, në një ndeshje të nivelit mesatar fitues dolën kampionët në fuqi me rezultatin 1-2 dhe tani ndeshjen kthyese që zhvillohet më 23 prill e presin me një epërsi të dukshme. Autori i golit për ekipin kuqezi ishte Ramadani në minutën e 36 , ndërsa Ukpa dhe Radevski shënuan në pjesën e dytë për fitoren e Strugës. Pas ndeshjes trajneri i ekipit tetovar Jeton Beqiri u arsyetua se si ishte kjo ndeshje e parë që e luajnë pa publik.
‘’Ishte ndeshja e parë, unë mendoj që është ndeshja e parë që ne luajmë pa publik ka ndjesi jo normale, normalisht po ne duhet të mësohemi me këtë fakt. Ishte një ndeshje që besoj se nuk e merituam ta humbim me mënyrën se si zhvillua ndeshja. Ishte një ndeshje e gabimeve ku nga dy gabimet tona kurse ne nuk arritëm në maksimum të shfrytëzojmë gabimet e tyre dhe dhuratat që na dhanë në momentet e veçanta ato. Por është një ndeshje që besoj se ekipi që do kualifikohet do vendoset në ndeshjen e kthimit‘’, deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Shkëndija këtë ndeshje e filloj me një formacion të kombinuar pas disa futbollist titullar siç është Besart Ibraimi dhe disa të tjerë. Për këtë trajneri Beqiri tha disa futbollist duheshe të pushojnë, ndërsa ka edhe futbollist të dëmtuar.
‘’Kemi edhe futbollist të dëmtuar, ka futbollist të cilët janë të pezulluar me kartonë, kemi futbollist të cilët sipas matjeve që bëhen nga përgatitja atletik janë në rrezik për dëmtime dhe ne nuk e kemi luksin tani të humbim shumë lojtar për një ndeshje pavarësisht se duhet ta respektojmë edhe Kupën por gjithmonë kemi thënë që trageti parë i ekipit këtë vit është kampionati dhe shpresoj që ditën e diel atje të kthehemi dhe të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive ‘’
Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër të Kupës, që u zhvillua në Shkup Vardari mori fitore bindëse përballë ekipit AP Brerës, duke e mposhtur me rezultatin 3-0
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve, aty ku edhe do të vendosen se cilat ekipe do të kualifikohen në finale do të zhvillohen më 23 prill me fillim në orën 16:00