
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini, flet për një të ardhme ku sporti i hap dyert – drejt barazisë, mundësisë dhe përfshirjes për të gjithë. Ajo ka vizituar klubin e futbollit të femrave Bashkimi në Kumanovë dhe me këtë rast ka dhënë një mesazh për opinionin sportdashës, ku thuhet:
“ Sot në ditën ndërkombëtare të Sportit vendosa që të dalë në terren që të shoh prej së afërmi aktivitetet sportive të Klubit të futbollit të vajzave Bashkimi. Për mua është një kënaqësi e madhe që të jemi në mesin e futbollisteve kaq të talentuara, me të cilat sigurisht i tërë qyteti i Kumanovës krenohet. Në ditën e 6 prillit Dita e Sportit për Zhvillim dhe Paqe unë do doja të jap një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë të rinjtë, familjet tona, prindërit, të cilët besojnë në fuqinë e sportit dhe në të mirat që vijnë nga sporti. Pasi, sporti nuk është vetëm një aktivitet fizik apo një fitore në një garë, është një mësim që na mëson respektin, bashkëpunimin dhe jetesën e përbashkët. Për mua është shumë me rëndësi që ta theksoj që unë si zëvëndësministre po i mbështesim sa më shumë që mundemi klubet lokale dhe të rinjt sepse me të vërtetë kanë nevojë për mbështetje. Përmes tyre përmirësohet cilësia e sportit por edhe e jetës. Tjetra që dëshiroj ta theksoj është që mbështetja e vajzave në sport, duke marr parasysh se vajzat në sport zakonisht hasin në pengesa dhe sfida të ndryshme. Që për mua kjo është e padrejt pasi edhe vajza të njëjtin talent, pasion e përkushtim sikurse edhe djemt. Për këtë arsye ne si institucione dhet patjetër t’i përkrahim që edhe vajzat t’i ndjekin ëndërrat e tyre dhe pasionin që e kanë për sportin. Dita ndërkombëtare e sportit 6 prilli neve na përkujton fuqinë që e ka sporti për të krijuar ura lidhëse mes komunitetevve dhe sigurisht për të krijuar bashkëpunime dhe një jetë të përbashkët sa më të mirë. Ajo që më mbetet nëë fund që të them është që ne duhet ta shfrytëzojmë sportin si një mjet për zhvillim dhe paqe dhe sigurisht në këtë rast për të ndërtuar edhe një harmoni sa më të mire”! ka deklaruar Safije Sadiki Shahini