
Një fitore e ekipit vendas dhe katë të ekipeve mysafire åshtë epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara sot në kamppionatin amerikan të basketbollit NBA.
Milwaukee fitoi 121-115 pas kohës shtesë ndaj Miami, një përballje mes dy ekipesh që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Bucks, me 36 pikë, 15 kërcime e 10 asist, mbështetur edhe nga Porter me 24 pikë.
Fitore të thellë korri skuadra e Clippers, që mundi 134-105 Dallas. Leonard dhe Harden realizuan nga 29 pikë secili, ndërsa Zubac mbështeti këtë dyshe me 25 pikë. Jashtë fushe fitoi Nju Jork, që mposhti 121-105 Atlanta, ku protagonist ishte Twons me 20 pikë.
Ekipi i Minnesota, falë 37 pikëve të Anthony Edwards, mundi 114-109 Philadelphia dhe qëndron në garë për një vend në play off në Perëndim. Fitore të vështirë korri jashtë fushe edhe skuadra e Memphis, që mundi 109-103 Detroit, ku Desmond bane shënoi 38 pikë.
Rezultatet e sotme
Atlanta – New York, 105-121
Detroit – Memphis, 103-109
Philadelphia – Minnesota, 109-114
Miami – Milwaukee, 115-121
Clippers – Dallas, 135-104