SHKËNDIJA DËNOHET  NGA KOMISIONI I DISIPLINËS  PRANË  FFM-së

Pesë ndeshje pa publik dhe 6 000€ gjoba financiare për klubin e futbollit Shkëndija

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim për sanksionimin e KF Shkëndija pas ndeshjes së javës së 25-të të kampionatit kundër FC Brera, e zhvilluar më 30 mars në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Sipas vendimit të publikuar, KF Shkëndija dënohet me zhvillimin e pesë ndeshjeve të ardhshme si vendase pa praninë e publikut, për shkak të, siç thuhet, sjelljes së papërshtatshme të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në atë ndeshje.

Po ashtu, klubi është sanksionuar me një gjobë financiare në vlerë prej 5.000 euro për organizim të dobët të ndeshjes.

Gjithashtu, KF Shkëndija është gjobitur me një shumë shtesë prej 1.000 euro për pengimin e një kameramani zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të tij.

Komisioni ka marrë vendim edhe për suspendimin e delegatit të ndeshjes KF Shkëndija-FC Brera, Goce Shopovski nga Struga, i cili për gjashtë muaj nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion në futboll për shkak të mosrespektimit të protokolleve të organizimit të ndeshjeve. Sipas Komisionit, delegati nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për menaxhimin e sjelljes së tifozëve dhe nuk ka vepruar sipas protokolleve që parashikojnë edhe zbrazjen e tribunave në raste të caktuara.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *