LIGA E PARË: STRUGA T L – PELISTERI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 26

Shaban Sinani

Kampionati në Ligën e pare të futbollit vendor vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e xhiros së 26-të. Sipari hapet të shtunën me takimin  Struga Trim Lum – Pelisteri

Ndeshjen e javës së 26-të kundër Pelisterit do ta zhvillojmë të shtunën, një ditë më parë nga ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.

Përballja  mes  klubit të futbollit Struga Trim  dhe Pelisteri I Manastirit  hapin  siparin  e  javës së 26-të  në Ligën e pare të futbollit vendor . Vendasit në këtë ndeshje futen pas barazimit 0-0, javën e kaluar me  Shkupin, ndërsa Pelisteri vjen pas disfatës 1-3 nga Vardari në Manastir. Kjo është përballja e 9-të mes këtyre  dy  skuadrave  në elitën e futbollit  Vendasit kanë 5 fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim ndërsa  ekipi nga Manastiri ka vetëm një fitore .  Kampioni në  fuqi Struga  Trim Lum pritet të regjistroj fitoren e 12 sezonale  dhe  njëherit të stabilizohet në pozitën e pestë q; e  mbanë aktualisht me  11 fitore , 6 barazime e 8 disfata dhe 39 pikë të grumbulluara. Për takimin e  së shtunës Besmir Bojku I Struga Trim Lum u  shprehë optimist  se pikët do mbeten në Strugë.

 ‘’Sigurisht se  do të jetë një ndeshje  shumë e vështirë. Jemi në një fazë kritike të kampionatit ku mendoj se secila  pikë është shumë e rëndësishme për çdo ekip. Por  shpresoj se  nesër  tri pikët  do të ngelin në Strugë dhe të vazhdojmë garën për dalje  në Evropë’’  tha  futbollisti Besmir Bojku

 Pesë takimet tjera të xhiros së 26-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, takohen:  Besa – Gostivari, Tikveshi – Shkëndija, Shkupi – Rabotniçki, Voska Sport – Sileksi dhe AP Brera – Vardari.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *